Gjyqtari zambian, Janny Sikazwe shkaktoi polemika teksa fillimisht ndërpreu ndeshjen në minutën e 85-të, përpara se të ndërprejë sërish ndeshjen në minutën e 89’të.
Në fitoren 1-0 e Malit ndaj Tunizisë, gjyqtari Janny Sikazwe e ndërpreu dy herë ndeshjen para minutës së 90-të me një fund të çuditshëm dhe të diskutueshëm të ndeshjes së fazës së grupeve AFCON.
Mali e fitoi ndeshjen 1-0 falë një penalltie nga Ibrahima Kone.
Por katër vjet më parë, CAF pezulloi Sikazwe-n me dyshimin për korrupsion, pas mënyrës sesi ai e trajtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve Afrikan midis Esperance dhe Primiero Agosto.
Esperance mundi Rades 4-2, por Sikazwe u dha atyre një penallti të diskutueshme përpara se të përjashtonte një gol të Agosto për një faull të perceptuar ndaj portierit të Esperance.
Vendimi i bordit disiplinor të CAF në atë kohë thoshte: ‘Kryetari i Bordit Disiplinor të CAF vendos se ka bazë të mirë për të mbajtur një seancë dëgjimore në lidhje me akuzat për korrupsion të bëra kundër z. Janny Sikazwe.
Z. Janny Sikazwe ishte pezulluar përkohësisht nga të gjitha aktivitetet e futbollit.