Refuzohet kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit nga gjykimi për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Refuzohet kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit nga gjykimi për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Këtë e ka konfirmuar Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së “Betimi për Drejtësi“.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, ka thënë ajo.

Vëllezërit Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, në seancën e parë të mbajtur më 24 dhjetor kishin kërkuar përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu.

Related Articles