Autoritetet kosovare refuzuan kërkesën e oficerit ndërlidhës Dejan Paviçeviq për të vizituar serbët e arrestuar Sllagjan Trajkoviq dhe Miljan Axhiq në burgun e Podujevës, për këtë arsye e ashtuquajtura zyra për Kosovë i dërgoi një letër proteste ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav. Lajçak, me kërkesën që të arrestuarve të kenë të drejtë vizite.
Pas arrestimit të Axhiqit dhe Trajkoviqit, Paviçeviq ka dërguar disa kërkesa për vizita, për t’u siguruar për kushtet në të cilat ndodhen dhe për respektimin e të drejtave të tyre.
Kërkesa për herë të fundit është dërguar më 23 shkurt përmes përfaqësuesit ligjor të personave të arrestuar, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.
Megjithatë, ushtruesit e detyrës ia ndaluan vizitën Paviçeviqit me arsyetimin se ‘statusi i tij është i paqartë’ dhe se kërkesat për vizitë nuk janë të justifikuara.
“Në këtë mënyrë sipas tyre Kosova ka shkelur edhe një herë marrëveshjet nga Brukseli, por edhe ua ka mohuar në mënyrë flagrante të drejtat të burgosurve serbë Trajkoviq dhe Axhiq. Vizitat e të burgosurve serbë në Kosovë janë në përputhje me kompetencat e Paviqeviqit, të cilat janë të përcaktuara me marrëveshjen për zyrtarë ndërlidhës në Bruksel, dhe fjala është për praktikën që aplikohet me vite”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë.
Për këtë shkelje të marrëveshjes dhe mohimin e të drejtave të të paraburgosurve serbë, kjo zyrë e ka njoftuar me letër proteste ndërmjetësuesin në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, me këmbëngulje të qartë që me autoritetin dhe funksionin e tij të mundësojë respektimin e marrëveshjes dhe kërkesën nga Kosova që të lejohet vizita e të arrestuarve nga oficeri ndërlidhës serb.