Refuzohet padia e Elbert Krasniqit për shpifje nga Veton Berisha

Refuzohet padia e Elbert Krasniqit për shpifje nga Veton Berisha

Gjykata Themelore në Pejë e ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, kundër deputetit Veton Berisha për shpifje.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Gjykata po ashtu ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, “ndërsa ka obliguar paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, përmes kësaj gjykate.

Related Articles