Një familje nga Uellsi jeton prej 40 vitesh në mes të një rrethrrotullimi.
Clwyd Howatson, 64 vjeç dhe gruaja e tij Anwen, 60 vjeç, jetojnë në një shtëpi njëkatëshe në mes të një rrethrrotullimi në bypass-in Denbigh A525 në Denbighshire.
Rrethrrotullimi u ndërtua rreth shtëpisë në vitin 1980.
Ata thonë se vendodhja e pazakontë nuk i shqetëson por janë të lodhur nga përpjekjet e vazhdueshme për t’ju shpjeguar shoferëve të dërgesave se ku ndodhet saktësisht shtëpia.
Shtëpia e tyre ka qenë e rrethuar nga pesë kryqëzime që kur u ndërtua bypass-i në zonën piktoreske të Clwyd në Uells.