Reja shpërthen ndaj Taulant Xhakës: Ai po tallet me ne, e ka braktisur Kombëtaren

Reja shpërthen ndaj Taulant Xhakës: Ai po tallet me ne, e ka braktisur Kombëtaren

Edoardo Reja ka grumbulluar futbollistët për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë që zhvillohen në muajin nëntor.

Trajneri italian ka folur për shumë gjëra, teksa njëra nga temat më të nxehta është ajo e Taulant Xhakës.

Sipas trajnerit italian, Taulant Xhaka po tallet me Shqipërinë pasi ftesa i ka shkuar disa herë.

Sipas meje Xhaka po tallet me ne, sepse ftesa i ka shkuar. Nuk e kam ftuar vetëm një herë në fillim dhe më pas e kam ftuar vazhdimisht dhe ai ka refuzuar”.

“Ai thoshte se nuk ishte mirë dhe pastaj luante me klubin. Ndërsa, Balliu është më shumë pozitiv se Xhaka sepse ka folur me ne dhe ka dëshirë të luaj me kombëtaren”.

“Balliu ka pasur problem shëndetësor dhe nuk doja t’i krijoja probleme”.

“Xhaka kishte gjithnjë justifikime, i kam dhënë mundësi të gjithëve të vijnë. Nuk është sjellë mirë me ne, e ka braktisur kombëtaren dhe e mira është që njerëzit ta dinë”, u shpreh Reja.

Related Articles