Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është edhe shqyrtimi i rekomandimeve për pezullimin e partisë politike Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja për Bashkëveprim.
Lidhur me këtë, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, i tha Sinjalit se ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat do të rregullohen brenda afatit 45 ditësh.
Sipas saj, nuk ka vend për shqetësim, pasi në muajin janar PSD-ja do ta mbajë Kuvendin e saj.
“Ka te bëjë me disa procedura teknike të cilat gjatë afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Nuk ka vend për shqetësim. Në janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit te rregullt dhe të monitoruar nga KQZ. Për afatet dhe detajet që lidhen me mbledhjen e Kuvendit do te njoftoheni me kohë”, tha Kuçi.