Shtetet e Skandinavisë gjatë fundjavës së kaluar kanë shënuar temperatura që iu afruan rekordeve. Në disa vende, termometri shkoi deri në 34 gradë, që është shifër e pazakonshme për Evropën Veriore.
Temperaturat e fundit u shënuan pasi instituti kombëtar meteorologjik i Finlandës e regjistroi temperaturën mesatare më të lartë për muajin qershor që nga koha kur kishin filluar matjet – më 1844.
Kevo, në pjesën veriore të Finlandës, të dielën regjistroi temperaturë 33.6 gradë, që është më e larta që nga viti i largët, 1914, kur ishte shënuar temperatura 34.7 gradë. Edhe në disa pjesë të Suedisë u regjistruan temperatura rekorde për qershor, shkruan The Guardian, raporton Gazeta “Enigma”.
Instituti meteorologjik i Norvegjisë regjistroi temperaturë 34 gradë në Saltdal, rajon që shtrihet afër Qarkut Polar. Kjo ishte temperaturë rekorde për Norvegjinë këtë vit dhe vetëm 1.6 gradë larg rekordit norvegjez të të gjitha kohërave.