Renditja e re e FIFA-s, Kosova bie për 3 vende, Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë

Renditja e re e FIFA-s, Kosova bie për 3 vende, Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë

FIFA ka publikuar renditjen e muajit qershor të skuadrave kombëtare. Shqipëria ka luajtur katër ndeshje në total gjatë këtij muaji.

Fitore në miqësoret me Lihtenshtejnin e Azerbajxhanin, dhe humbje ndaj Italisë e barazim kundër Kroacisë në Euro 2024. Rezultate që nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me muajin e kaluar.

Kuqezinjtë e Sylvinhos mbetën të 66-t në botë, ndërkohë që Kosova ka humbur tri pozicione krahasuar me muajin maj.

Dardanët e Franco Fodës, të cilët u mposhtën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë, tani mbajnë pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria rikthehet në fushë të hënën e 24 qershorit kundër Spanjës në Dusseldorf. Sfidë ku vlen vetëm fitorja për t’u kualifikuar.

Ndërkohë, Argjentina vijon të kryesojë renditjen e përgjithshme, ndjekur nga Franca, Belgjika, Brazili dhe Anglia.

Related Articles