Situata me zjarret duket se është vështirësuar mbrëmjen e 12 gushtit në Prevallë të Prizrenit.
Të paktën kështu tregojnë pamjet që i ka publikuar KlanKosova.
Aty shihet teksa flakët iu kanë afruar zonave të banimit. Madje thuhet se në ato zona nuk ka asnjë njësi të zjarrfikësve.
Prevalla ka disa javë që po përballet me zjarre të mëdha. Për të shuar ato është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it.