Reshje bore dhe rënie temperaturash në ditët në vijim

Reshje bore dhe rënie temperaturash në ditët në vijim

Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë natës kanë vazhduar edhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa paradite pritet të pushojnë.

Moti mbetet i vranët dhe i ftohtë, me temperatura që zbresin në 1°C deri 4°C. Në pjesët lindore dhe qendrore pasditja sjell reshje dëbore, ndërsa në zonat më të ulëta të Dukagjinit ato pritet të jenë të përziera me shi. Era fryn nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 5–11 m/s.

Të premten në mëngjes reshjet e borës vazhdojnë, duke krijuar shtresë edhe në zonat e ulëta, me temperatura nga –1°C deri në 2°C. Borë parashihet të ketë sërish të shtunën gjatë natës.

Fundjava mbetet kryesisht me vranësira, ndërsa të dielën ato fillojnë të shpërndahen. Të hënën moti mbetet me shumë vranësira, por temperaturat rriten deri në 8–9°C dhe era ndryshon drejtim në jug dhe juglindje.

Related Articles