Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet apelojnë për kujdes në qarkullim

Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet apelojnë për kujdes në qarkullim

Reshjet e dendura të dëborës po vijojnë me intensitet në zonën e Qafë Thore, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Në terren janë angazhuar dy borëpastruese për të mbajtur rrugën të hapur, ndërsa situata mbetet dinamike.

Autoritetet paralajmërojnë se reshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë aks.

Related Articles