Reshjet e borës dhe ngricat, Komuna e Prishtinës paralajmëron mundësinë e pezullimit të transportit urban në disa zona

Reshjet e borës dhe ngricat, Komuna e Prishtinës paralajmëron mundësinë e pezullimit të transportit urban në disa zona

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për përkeqësim të kushteve atmosferike gjatë ditëve në vijim, duke paralajmëruar temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore.

Në njoftimin e saj, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, duke rekomanduar që lëvizjet të kufizohen vetëm në raste të domosdoshme, të përdoren pajisjet e detyrueshme të dimrit, si dhe të shmanget shpejtësia e lartë, duke respektuar sinjalistikën rrugore.

Sa i përket transportit publik urban, Komuna ka bërë të ditur se si pasojë e kushteve atmosferike mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka vënë në dispozicion edhe Qendrën e Thirrjeve për raportimin e pengesave në qarkullim apo situatave që kërkojnë ndërhyrje, në numrat pa pagesë: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Related Articles