Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme edhe pas natës së mbrëmshme në disa rajone pati reshje bore, kanë deklaruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Shefi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në këtë ministri, Gëzim Osmani ka thënë se kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar gjatë gjithë kohës me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Sipas tij edhe në viset malore rrugët janë të kalueshme, ndërkaq bëhet apel për ngasje të automjeteve me kujdes të shtuar.
“Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion. Në viset malore rrugët janë të hapura, ngasja e automjeteve të jetë me kujdes të shtuar”, tha ai.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore.
Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/Gazeta Enigma/