Reshjet e shiut në kryeqytetin e Kosovës kanë bllokuar rrugët kryesore për qarkullimin e veturave.
Nga pamjet vërehet se rruga nën urë është mbushur plotësisht me ujë, dhe aty është ngujuar një automjet, i cili është fundosur.
Raportohet se, brenda automjetit është ngujuar shoferi.
Qytetarët janë ankuar se kjo rrugë është bërë e pakalueshme.