Shumë vende të Kosovës mbrëmë dhe sot janë përballur me reshje të dendura të shiut.
Një nga këto vende është edhe fshati Vranoc i Vogël i komunës së Deçanit, të cilët po përballen me problemet me urën, e cila ka qenë e dëmtuar, por reshjet kanë bërë që gjendja e saj të vije në prag të shembjes.
Banorët e këtij fshati, për Klankosova.tv kanë bërë të ditur se qarkullimi me vetura mbi këtë urë është bërë i pamundur.
Më poshtë mund të shihni pamjet e kësaj ure:
