Restelica: Dhash dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeshefit në “Parking Prishtina”

Restelica: Dhash dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeshefit në “Parking Prishtina”

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka deklaruar se ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij që kishte.

Ndonëse, sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ata e kanë shkarkuar atë nga pozita, pas një mbledhje që është mbajtur sot nga Bordi i Drejtorëve të “Prishtina Parking”.

“Ashtu si e do rregulli, njoftimi për dorëheqje, shkarkim apo të ngjashme, së pari i bëhet personit për kënd i drejtohet apo organit që të ka zgjedhur, e tek pastaj mediave dhe palëve të interesuara”.

“Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njëjtën e kam protokolluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veçse janë të theksuara në akt-dorëheqjen.  Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme”, ka thënë Restelica me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se për të ruajtur reputacionin dhe dinjitetin e tij do t’i shikojë mundësitë ligjore për mbrojtjen e reputacionit të tij dhe kolegëve të ndërmarrjes publike.

Related Articles