Restorantit në Pejë i vidhën 25 mijë euro

Restorantit në Pejë i vidhën 25 mijë euro

Një restoranti në qytetin e Pejës i janë grabitur 25 mijë euro dhe një kasafortë në orën 03:00 të së hënës së kaluar. Pronari i lokalit ka konstatuar mungesën në mesditë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Prokurori i rastit ka thënë se lidhur me vjedhjen e denoncuar po vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të mundshëm të lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës janë në koordinim me prokurorin e shtetit ku janë nënshkruar disa autorizime për policinë, në mënyrë që fillimisht të identifikohet personi apo personat e mundshëm që e kanë kryer këtë vepër penale dhe të merren veprimet tjera shtesë që të ndriçohet në plotëni kjo vepër penale”, ka thënë Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Klan Kosova.

Pronari i lokalit ka thënë për mediumin se nuk dyshon për askënd dhe se është hera e parë që përballet me vjedhje.

Related Articles