Reuters: Putin kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s për të ndalur luftën, ka edhe kushte të tjera

Reuters: Putin kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s për të ndalur luftën, ka edhe kushte të tjera

Sipas tre burimeve ruse të nivelit të lartë, Reuters ka raportuar për disa nga kushtet që presidenti rus Vladimir Putin do t’i plotësohen në mënyrë që të përfundojë luftën në Ukrainë.

Nga artikulli i publikuar ekskluzivisht në Reuters, thuhet se kushtet e presidentit rus Vladimir Putin për të përfunduar luftën në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që liderët perëndimorë të zotohen me shkrim për të ndalur zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe për të hequr një pjesë të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Putini është i gatshëm për paqe, por jo me çdo çmim”, ka thënë një nga burimet, duke kërkuar anonimitet.

Ndërsa, të tre burimet ruse janë shprehur se Putini kërkon një garanci të “shkruar” nga fuqitë kryesore perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e udhëhequr nga SHBA, NATO-n, drejt lindjes, çka nënkupton përjashtimin e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe vendeve të tjera ish-sovjetike nga anëtarësimi. Bëhet e ditur se Rusia gjithashtu kërkon që Ukraina të mbetet neutrale, të hiqen disa nga sanksionet perëndimore, të zgjidhet çështja e aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim, dhe të ketë mbrojtje për rusishtfolësit në Ukrainë.

Ndërsa, sipas njërit nga burimet, nëse Putin bindet që nuk mund të arrijë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij, ai do të përpiqet t’u tregojë ukrainasve dhe europianëve përmes fitoreve ushtarake se “paqja nesër do të jetë edhe më e dhimbshme”.

Kujtojmë se, NATO ka deklaruar më parë se nuk do ta ndryshojë politikën e saj të “dyerve të hapura” për shkak të kërkesave të Moskës.

Related Articles