Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Reutersshkruan se ky vendim shënon një pikë të re të ulët në marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa thekson se ShBA’të kanë qenë mbështetësi më i madh i vendit si në aspektin politik, ashtu edhe në atë financiar.
Në fillim të artikullit, Reuters i është referuar deklaratës së Ambasadës së ShBA’së në Kosovë, ku si arsye për vendimin përmenden veprimet e Qeverisë Kurti.
“Ambasada nuk specifikoi se cilat veprime çuan në këtë vendim, por Washingtoni më parë ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti se ka përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, të banuar kryesisht nga serbë, dhe se ka vonuar krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt”, thuhet në artikull.
Teksa theksohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe se “vendimi për pezullimin e dialogut shënon një pikë të re të ulët të re në marrëdhëniet bilaterale”.
Është përfshirë edhe reagimi i zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se “i mirëpresim kritikat”.
Në fund përmenden edhe sanksionet që Bashkimi Evropian kishte vendosur ndaj Kosovës, pikërisht shkaku i veprimeve të Qeverisë.