Rexha: Harta shkencore identifikon zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Kosovë

Rexha: Harta shkencore identifikon zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Kosovë

Duke marrë shkas nga gjendja aktuale hidrometeorologjike në vend, gjeografi Amir Rexha ka bërë të ditur se është realizuar një hulumtim shkencor për hartëzimin e zonave me ndjeshmëri ndaj përmbytjeve në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Rexhës, hulumtimi është zhvilluar gjatë një periudhe mbi gjashtë mujore dhe bazohet në analizën e 17 parametrave hidrologjikë, topografikë, pedologjikë dhe antropogjenë.

“Harta është ndërtuar mbi analizën e 17 parametrave hidrologjikë, topografikë, pedologjikë dhe antropogjenë, duke integruar gjithashtu inteligjencën artificiale si mjet mbështetës në analizë dhe validim”, ka shkruar Rexha.

Tutje ai ka theksuar se “Saktësia e modelit është vlerësuar përmes krahasimit hapësinor me disa lokacione të përmbytjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit, të cilat janë paraqitur dhe analizuar në hartë. Hulumtimi pritet të prezantohet së shpejti në konferenca shkencore ndërkombëtare”. 

Related Articles