Xhemajl Rexha, kryetari Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka folur pasi bashkë me juristen e mediave, Flutura Kusarin, i kanë dorëzuar komentet për Ligjin e KPM-së në Kushtetuese.
Ai ka theksuar se shpreson se që ligji në fjalë të shfuqizohet në tërësi, sipas tij, nuk është në një frymë me Kushtetutën dhe lirinë e mediave.
“Kjo që ka ndodhur dhe diskutimi brenda gjykatës që do të ndodh për këtë ligj, është i një rëndësie absolutisht i historike për shkak se për herë të parë do të merret një vendin për një ligj kaq të rëndësishëm sa i përket lirisë së medias”.
“Besojmë se edhe komentet tona por edhe të palëve të tjera do ta bindin shpresojmë Gjykatën Kushtetuese se ligji është antikushtetues dhe ai të shfuqizohet në tërësi, pasi që vet inicimi i tij dhe mënyra si është hartuar, dhe çka përmban janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe lirisë universale të medias”, ka thënë Rexha.