Rexhaj i VV-së: Nuk zgjedhim tjetër presidente përveç Osmanit

Rexhaj i VV-së: Nuk zgjedhim tjetër presidente përveç Osmanit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar mundësin e rrëzimit të presidentes Vjosa Osmani pas një vendimi të Kushtetueses lidhur me votat e dy deputetëve që ia bën kuorumin për zgjedhjen e saj në këtë pozitë.



Rexhaj, ka thënë se kjo nuk i konvenon as opozitës e as atyre sepse vendi do të shkonte në zgjedhje pikërisht pas dy viteve prej kur u zgjedhën institucionet dhe do të kishte një kirzë institucionale sërish.

“Po bëhën dy viteve prej kur është zgjedhur institucionet, Qeveria e Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim në raport me ankesën e këtyre dy deputetëve. Tashmë jemi në një proces të dialogut dhe për mua problem i madh kish me qenë nëse ne ishim kthy mbrapa dhe të shkaktonim një krizë institucionale e dot ë hynim në një parë a zgjedhe dhe në fund do të dihej farë që VV-ja do të ishte subjekti i parë. Kjo s’i konvenon as opozitës”, ka thënë Rexhaj në “Politiko”.

Tutje, deputeti i VV-së në “Politiko”, ka thënë se nuk ata nuk do të zgjedhin tjetër presidente edhe nëse vendimi i Kushtetueses e konstaton se zgjedhja e saj ka qenë jo legjitime.

“Ne nuk zgjedhim presidente tjetër, kontratën me qytetarët e kemi aty. Unë nuk besoj që Kushtetuesja e rrëzon.”, ka thënë Rexhaj

Related Articles