Rexhaj: Nuk janë bre mijëra veteranë, numri aktual nuk është i vërtetë

Rexhaj: Nuk janë bre mijëra veteranë, numri aktual nuk është i vërtetë

Në seancën e sotme të Kuvendit, pas propozimit të projektligjit për pagën minimale nga Qeveria, pushteti dhe opozita filluan të mos pajtohen me njëra-tjetrën, raporton GazetaEnigma.

LDK dhe AAK, janë deklaruar kundër këtij propozimi, pasi që nuk i përfshinë veteranët.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një replikë ndaj opozitës, tha se me mijëra veteranë nuk kanë qenë në luftë, ku sipas tij numri aktual i veteranëve nuk është i vërtetë.

“Numri i veteranëve të Republikës së Kosovës nuk është i vërtetë. Dhe këtë e dijmë të gjithë këtu. Unë e di që tu e thanë këtë, ka me pas kosto, që ka me mijëra vetaranë që nuk kanë qenë në luftë, do të ma shohin për të madhe. Po nuk janë bre. Meqenëse nuk janë, në formë jo të drejtë, paguhen nga buxheti i shtetit. Ajo çka ka ndërmarr VV, e ka thanë një të vërtetë, duhet me e pa e rishiku”, tha Rexhaj. / GazetaEnigma

Related Articles