Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka bërë me dije se kryetari i VV-së, Albin Kurti, me Fatmir Limajn është duke biseduar për krijimin e Qeverisë së re.
Sipas saj, Kurti dhe Limaj nuk janë duke diskutuar për çështjen e kryeparlamentarit.
Ajo ka thënë se kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu.
“VV-ja është parti fituese dhe ka të drejtë të propozojë kandidatin e vet për Kryetare të Kuvendit, dhe që nga fillimi ka qenë Albulena Haxhiu. Nuk kam asnjë informacion tjetër për asnjë deputet tjetër. Kryeministri Kurti po bisedon me deputetin Limaj për krijimin e një qeverie, për aq sa di unë, jo për pozicionin e Kryetarit të Kuvendit”, ka deklaruar Rexhepi.