Rexhepi shfaqet e pasigurt para seancës, “ndoshta e votojmë” Haxhiun

Rexhepi shfaqet e pasigurt para seancës, “ndoshta e votojmë” Haxhiun

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj, raporton gazeta “Enigma”.

E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”.

Rexhepi, javën e kaluar  se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat. “Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi javën e kaluar.

Related Articles