Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Ferizajt, Amir Rexhepi, është tallur me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit, kërkoi nga qytetarët që t’i izolojnë shtëpitë e tyre, si masë për kursimin e energjisë elektrike.
“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.Pas kësaj deklarate ka reaguar asamblisti i VV’së në Ferizaj, Amir Rexhepi, i cili ka ironizuar me Rizvanollin.
“U bo ministre, po i izolojme, veç tregona per trashesine e stiroporit, sa duhet me qene 10 cm a 15 cm”, ka shkruar Rexhepi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.