Rey Manaj është zyrtarizuar te klubi i ri. Manaj është prezantuar si futbollist i ri i klubit anglez, Watford.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Watfordin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqe. Manaj te Watfordi vjen nga Barcelona
25-vjeçari ka bollëk eksperiencash nga Italia dhe Spanja, duke përfshirë top-lidhjen italiane ku ai u paraqit gati 50 herë për Interin, Spezia dhe Pescara.
Sulmuesi ka 30 paraqitje për Shqipërinë, me përvojë në kualifikimet e Botërorit, kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe në Ligën e Kombeve UEFA.