‘Rezervat Shtetërore’ – Irfan Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale

‘Rezervat Shtetërore’ – Irfan Lipovica intervistohet nga Prokuroria Speciale

Irfan Lipovica, ish-sekretar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, tha ajo.

Ndryshe, në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Ata dyshohen për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’.

Related Articles