“Rezultatet e VMRO nuk janë përcaktuese”, Bujar Osmani: Të bashkohet vota për Frontin Evropian

“Rezultatet e VMRO nuk janë përcaktuese”, Bujar Osmani: Të bashkohet vota për Frontin Evropian

Ish-kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka folur për zgjedhjet presidenciale që u mbajtën ditën e djeshme.

Ai u shpreh se rezultatet e VMRO-së nuk janë përcaktuese, ndërsa bëri thirrje që të bashkohet vota për Frontin Evropian, partinë që Osmani përfaqëson.

“Është shumë e rëndësishme që votuesit shqiptar votën e tyre ta përkthejmë në mandat për Frontin. Në këto zgjedhje ne kemi 2 oferta, integrimin dhe bashkëjetesën. Ndaj porosia ime nuk është te Taravari partitë politike, por të votuesit: Të bashkohet vota për Frontin Evropian”, tha ai përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në ABC News.

Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian. “, tha ai.

Related Articles