“Rezultatet e zgjedhjeve mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme”

“Rezultatet e zgjedhjeve mund të certifikohen deri në mes të javës së ardhshme”

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit mund të certifikohen më së largu nga mesi i javës së ardhshme.

Ai ka pohuar se partitë politike që kanë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për zgjedhjet nacionale të fundit, e që nuk u janë miratuar, mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Supreme.

“Tashmë, sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme. Kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa”.

“Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, ka thënë Cakolli.

Related Articles