Përfaqësuesja U21 e Kosovës pësoi sonte humbjen e dytë në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2023.
Kosova U21 pësoi humbje në “Fadil Vokrri” nga Çekia U21 me rezultatin 0:1.
Të përzgjedhurit e Michael Nees në ndeshjen e kaluar pësuan humbjen nga bashkëmoshatarët e tyre të Anglisë U21, teksa të vetmen fitore e kanë ndaj Andorrës në këtë cikël kualifikues.
“Dardanët” ndaj Andorrës U21 kishin shënuar fitore edhe në ciklin kualifikues të kaluar. Dhe, këta dy fitore janë të vetmet në 13-të ndeshjet e fundit, përfshirë edhe dy ndeshjet miqësore ndaj Katarit në mars.
Bilanci i Kosovës U21 në 13-të ndeshjet e fundit është dy fitore, një barazim dhe dhjetë humbje.