Opinionisti Rrahman Paçarizi në një deklaratë për media ka komentuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën të dielën, më 28 dhjetor, raporton Gazeta “Enigma”.
“LVV ka bë veprime për të cilat e ka ditë me siguri që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu. Janë disa veprime të cilat i ka marrë VV që e ka ditë me siguri të 100 për qind që partitë opozitare nuk guxojnë me i kundërshtu sepse veç dëmtohen edhe më shumë”, tha Paçarizi në “Rubikon”.
Tutje ai ka shtuar se “ne jemi një popull qyqarë, oportunë, dhe një popull që në vyen dikush që del përpara dhe na i kryen punët neve”. Sipas tij, rikonfirmimi i Kurtit është i angazhimit të tij dhe i një opozite të dobët.
