Kandidati i Lidhjes Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas shpalljes përfundimtare të rezultateve në këtë komunë, raporton Gazeta Enigma.
Hyseni, i cili doli i pari në renditje pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, ka thënë se sot u konfirmua edhe zyrtarisht fitorja e tyre.
Ai është shprehur i bindur se do të dal fitues edhe në balotazh, derisa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar.
“Falënderoj nga zemra 16,925 qytetarë nga Llapi, Gollaku e Diaspora për besimin që më dhanë në garën për Kryetar të ardhshëm të komunës sonë. Po ashtu, falënderoj qytetarët për besimin që i dhanë ekipës sonë të re të Asambleistëve, duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, si partinë e parë në Podujevë. Ky rezultat u reflektua edhe në të gjithë Kosovën duke bërë LDK-në partinë e parë në nivel vendi”, ka shkruar Hyseni.