Riad Rashiti, kandidat për kryetar të Gjilanit nga PDK-ja, në një deklaratë për media tha se Gjilani do të udhëhiqet nga partia e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se “javët e fundit kemi përkrahje shumë të madhe”.
“Në Gjilan sot flitet për qeverisjen e ardhshme që do të udhëhiqet nga ne si parti fituese në Gjilan….”, tha Rashiti në Pressing.
“Nuk kam asnjë dilemë, por edhe qytetarët e Gjilanit e diskutojnë me kë do të jemi në balotazh”, u shpreh ai i bindur në fitore.