Rifillon vaksinimi në Prishtinë, në radhë presin një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë për t’u vaksinuar

Rifillon vaksinimi në Prishtinë, në radhë presin një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë për t’u vaksinuar

Pasi Kosova ka pranuar rreth 5 mijë doza të vaksinave Pfizer, gjatë ditës së mërkurë ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësorë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Para Sallës “1 Tetori” në Prishtinë, në radhë kanë pritur numër i madh i stafit shëndetësor për të marrë vaksinën.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka edhe duhet të kenë dëshmi.

Kujtojmë që më furnizimin e vendit me 24 mijë vaksina Astra Zeneca, një pjesë e punëtorëve shëndetësorë kanë refuzuar ta marrin këtë vaksinë.

Related Articles