Këtë të martë ka nisur seanca e dytë e rigjykimit ndaj Nuhi Mavrovqanit, që në dhjetor të vitit të kaluar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, Sabilës.
Rreth një muaj më parë nisi procesi i rigjykimit, pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.
Nuhi Mavrovqani më 25 korrik 2021 pas një zënke që kishte nisur në familje, kishte goditur gruan e tij, e cila më pas kishte ndërruar jetë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës