Ikona e muzikës pop, Rihanna, është nderuar me titullin e nderit të Heroit Kombëtar, pasi vendi ku ajo ishte lindur e rritur – Barbados, është shpallur republikë.
Gjatë ceremonisë të mbajtur në vendlindjen e saj, Rihanna ka pranuar titullin e nderit nga kryeministrja e Barabdos, Mia Mottley.
“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe sillni nder popullit tuaj. Me fjalët tuaja, me veprimet tuaja do t’i jepni meritë kudo që të shkoni. Zoti të bekoftë, e dashura ime”, ka thënë Montley, duke iu referuar një prej këngëve më të suksesshme të Rihanna-s, hitit të vitit 2012 “Diamonds”.
Gjithsesi, Rihanna u bë gruaja e dytë në histpoorinë e Barbados që u kurorëzua me titullin e Heroit Kombëtar.
Kjo pasi që udhëheqësja fetare, Sarah Anne Gil, e cila vdiq në vitin 1866, ishte nderuar me të njëjtin titull.
E nderuar nga vendi i saj i sapopavaruar, Rihanna ka mbajtur gjithmonë me krenari trashëgiminë e saj – duke zgjeruar tingullin e saj nga rrënjët e saj Karaibe dhe duke u qëndruar besnike atyre.
Përcaktimi i Rihanna-s si hero kombëtar i Barbados, për të përkuar me tranzicionin e vendit në një republikë të pavarur, nuk mund të ishte më i përshtatshëm.
Ajo jo vetëm që është ambasadore zyrtare për kulturën dhe rininë në vend që nga viti 2018, por këngëtarja mbetet qytetarja dhe “ambasadorja” më e famshme e vendit.
Karriera e Rihanna-s filloi me “Pon de Replay” në vitin 2005, një këngë që përdorte një ritëm të rëndë të basit dhe duartrokitje këmbëngulëse për të çuar dëgjuesit në pistën e vallëzimit, me Rihanna-n duke kënduar në mënyrë specifike, shkruan The Guardian.
Ajo ishte padyshim një këngëtare karizmatike me një zë të veçantë, por në mesin e viteve 2000 kishte shumë yje të muzikës pop-dancehall nga Karaibet, fama ndërkombëtare e të cilëve nuk zgjati, edhe nëse karriera vendase zgjati.
Bëhet fjalë për artistët si; Wayne Wonder, Kevin Lyttle, Gyptian dhe vokalisti portoriko-amerikan Lumidee.
Por, Rihanna kishte pasur fatin të takohej me emrat më të mëdhenj siç është Jay Z, të cilët ishin pranë saj që në hapat e parë dhe më pas foli vetë talenti.
Ajo numëron hite të shumta në repertuarin e saj, përfshirë “Umbrella”, “Te Amo”, “Mandown”, “Stay”, “Diamonds” e shumë e shumë të tjera.
Ndërkohë, albumi i saj i fundit mbetet “Anti” i publikuar në janarin e vitit 2016 e që ishte një sukses në vete.
Shteti Barbados ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II si kryetare e shtetit dhe është shpallur republikë në një ceremoni brenda natës në kryeqytetin Bridgetown.
Dame Sandra Mason u betua si presidente gjatë mesnatës që përkon me 55 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Në një fjalim, Princi Charles, që morri pjesë në ceremoni, pranoi “mizorinë e tmerrshme të skllavërisë” që pësoi ishulli i Karaibeve.
Për të nënkuptuar ndryshimin zyrtar të pushtetit, u bë një përshëndetje e fundit për monarkinë britanike dhe flamuri standard mbretëror u ul dhe u zëvendësua.
Duke folur si i ftuar nderi në ngjarje, Princi Charles përsëriti vazhdimin e lidhjeve midis dy kombeve pavarësisht ndryshimit të statusit kushtetues. Ai e përshkroi momentin si një fillim të ri.
Mbretëresha i dërgoi vendit “urimet e saj më të ngrohta të mira” për “lumturi, paqe dhe prosperitet në të ardhmen” dhe tha se kombi mban një “vend të veçantë” në zemrën e saj.
Dame Sandra Mason, 72 vjeçe, guvernatorja e përgjithshme e ishullit që nga viti 2018, u emërua si presidente e zgjedhur e kombit pas një votimi në parlament muajin e kaluar. Tani ajo zëvendëson Mbretëreshën si kryetare e shtetit.
Barbados ka njoftuar planin për t’u bërë republikë vitin e kaluar, por do të mbetet brenda Commonwealth-it.
Figura kryesore kombëtare, përfshirë kryeministren Mia Mottley, u betuan për besnikëri ndaj Barbados para presidentes së re në ceremoninë, e cila zgjati për disa orë.