Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, shumë shtete të Evropës kanë rikthyer masat e ashpra Anti-COVID.
Austria sot është futur në bllokim të plotë për shkak të rasteve me COVID.
Kjo është hera e 4 që shteti austriak futet në bllokim total që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Masat janë ashpërsuar edhe në shtete tjera. Andaj qytetarë të shumtë protestuan dje për t’i kundërshtuar këto masa.
Dhjetëra mijëra vetë, shumë prej tyre mbështetës të së djathtës ekstreme, po protestojnë në të gjithë Evropën kundër kufizimeve të koronavirusit. Nga Vjena në Holandë, protestat u nxitën nga detyrimet ndaj të pavaksinuarve.
Në Itali qytetarëve po u kërkohen certifikata të gjelbra në vendet e punës, restorante, kinema, teatro, ambiente sportive dhe palestra, si edhe në udhëtimet me tren, autobus ose traget në distanca të gjata.