Komandanti i pikës kufitare në Bërnjak, Millosh Dençetoviq dhe polici, Jovan Jakoviq janë rikthyer në punë pas suspendimit në lidhje me rastin e arratisjes së Milan Radojçiq.
Mësohet se Dançetoviqit dhe Jokoviqit u është ndërprerë masa e suspendimit, ndërsa zyrtarit policor tjetër Goran Milivojeviq vazhdon të ketë masën e suspendimit.
Në lidhje me këtë rast Kallxo.com ka kërkuar sqarime edhe nga Policia e Kosovës.
Policia ka thënë shkurt se atyre u është ndërprerë suspendimi i përkohshëm me rekomandim të IPK-së.
Goran Millivojeviq ishte shef i ndërrimit në pikën kufitare të Bërnjakës në ditën kur nga kjo pikë u arratis i kërkuari Millan Radojiçiq në shkurt të këtij viti.
Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq i përshkruar edhe si njëri nga njerëzit më me ndikim në veriun e Kosovës u arratis nga duart e policëve në shkurt të këtij viti ndërsa rrethanat e arratisjes zbuluan probleme të mëdha.
Në kohën kur ishte arratisur Radojçiq nuk mund të dokumentohej me pamje koha dhe mënyra pasi që nuk kishin punuar kamerat e vendosura në pikën kufitare Bërrnjak.
Arratisja e Radojçiqit ishte cilësuar si pengim i personit zyrtar nga ana e Policisë se Kosovës.
I kërkuar më parë për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, Millan Radojçiq sot është në “stop- listë” për rastin e njohur në publik si “Brezovica”.
Prokurori që futi në “stop- listë” Radojiçiqin, Rasim Maloku në një interviste për emisionin “Kallxo Përnime” kishte treguar se çka kishin deklaruar zyrtarët policorë për ditën kritike.“Më 3 shkurt 2022 nga hetuesit e rastit “Brezovica” jam njoftuar se Milan Radojiçiq ka tentuar që të hyjë në Kosovë përmes pikës kufitare Bërnjak nga ora 15. Aty është identifiku dhe verifiku në sistem se është në “stop listë”, pati thënë Maloku.