Rikthehen reduktimet, një pjesë e Ferizajt 6 orë pa rrymë

Rikthehen reduktimet, një pjesë e Ferizajt 6 orë pa rrymë

Reduktimet e energjisë elektrike janë kthyer sërish në qytetin e Ferizajt.

Raportohet se edhe gjatë ditës së sotme reduktimet e rrymës në disa pjesë të qytetit  kanë qenë deri në 6 orë.

Zëdhënësi i KEDS, Lulzim Krasniqi ka thene se në rajonin e Ferizaj ende ka mbingarkesa në anën e Transmisionit, edhe pse me intensitet më të ulët krahasuar me disa javë më parë.

“Mbingarkesat janë rishfaqur ditëve të fundit, sidomos me rënien e temperaturave. Siç ka informuar KOSTT disa javë më parë, po punohet intensivisht në ndërtimin e Nënstacionit Kastrioti, me përfundimin e punimeve të të cilit pritet të eliminohen këto mbingarkesa. Megjithatë, për më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, ju lutemi drejtohuni KOSTT-it.”, ka thënë Krasniqi.

Ferizaj edhe në fund të muajit dhjetor u përball me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.

Reduktimet në Ferizaj kishte ditë që shkonin edhe deri në 10 orë.

Related Articles