Disa vatra të zjarreve janë shfaqur sërish sot në Komunën e Suharekës, raporton Gazeta Enigma.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë duke kryer intervenimet e nevojshme.
“Zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale. Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë. Duhet ta kemi parasysh që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme të njëjtën zonë e kishte përfshirë zjarri, i cili në orët e pasdites arriti të lokalizohet.
Ndryshe sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita ka kërkuar nga Qeveria angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve.