Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pas tri vjetësh janë rikthyer shërbimet në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve.
Sipas Ramës përveç studentëve, kjo qendër u ofron shërbime mjekësore edhe qytetarëve të lagjeve përreth.
“Vazhdojmë me rritjen e shërbimeve dhe cilësisë së tyre për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook.