Rikthehet Bruno Telushi, kjo pritet të jetë skuadra e re e mesfushorit

Rikthehet Bruno Telushi, kjo pritet të jetë skuadra e re e mesfushorit

Bruno Telushi mund të jetë afrimi i radhës për Partizanin.

Mesfushori vlonjat ka kaluar dëmtimin dhe është gati edhe një herë për të dhënë kontributin e tij në kampionatin shqiptar.

Siç raporton superligashqiptare, potenti i mesfushës ka gjetur edhe një herë gjuhën e përbashkët me drejtuesit për t’u veshur i kuq.

“Ushtari” i Partizanit ishte një nga të preferuarit e tifozëve në vitin e titullit kampion. Një rikthim i tij në kampin e kuq padyshim që është një dëshirë e plotësuar e tyre.

S’mbetet gjë tjetër veçse të pritet zyrtarizimi edhe nga ana e klubit të Partizanit për 31-vjeçarin me një eksperiencë të madhe në kampionatin shqiptar.

Related Articles