Ngrohja është rikthyer plotësisht në Kiev pas bombardimeve të fundit ruse që synuan infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike, tha të dielën kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko.
“Qyteti po rikthen të gjitha shërbimet pas granatimeve të fundit,” tha Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Në veçanti, sistemi i furnizimit me ngrohje të kryeqytetit u rivendos plotësisht. Të gjitha burimet e furnizimit me ngrohje funksionojnë normalisht”.
Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia lëshoi më shumë se 70 raketa të premten në një nga sulmet e saj më të rënda që nga pushtimi i Kremlinit më 24 shkurt, duke detyruar ndërprerjen e energjisë në mbarë vendin dhe duke ndërprerë aksesin në ngrohje dhe ujë, shkruan BBC.