Rikthehet tavolina e famshme, kancelari gjerman refuzoi testin rus për COVID-19 në Moskë

Rikthehet tavolina e famshme, kancelari gjerman refuzoi testin rus për COVID-19 në Moskë

Kancelari gjerman Olaf Scholz takoi në Moskë presidentin rus Vladimr Putin. Para takimit, atij iu kërkua dëshmia se nuk është i infektuar me COVID-19. Scholz refuzoi testimin rus.

Scholz para se të hynte në Kremlin u testua për COVID-19 në prani të mjekëve rus, nga një mjek i sjellë nga ambasada gjerman në Moskë.

Javën e kaluar njësoj kishte ndodhur me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kishte refuzuar testin rus PCR para takimit me Putinin në mënyrë që ADN’ja e tij mos të mbetej te pala ruse, kishte raportuar Reuters.

Si rezultat Macron dhe Scholz takuan rusin në një tavolinë jashtëzakonisht të gjatë.

Vizita e Scholz në Moskë ndodhi pasi ai vizitoi Kievin të hënën, dhe vjen pas alarmit për mundësinë e sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

Rusia vazhdimisht ka mohuar se ka qëllim pushtimin e vendit fqinjë.

Related Articles