Rikthehet uji dhe rryma në Kiev

Rikthehet uji dhe rryma në Kiev

Kryetari i kryeqytetit ukrainas thotë se uji dhe energjia elektrike më në fund iu rikthyen banorëve të Kievit.

Vitali Klitschko tha se ekuipazhet punuan 24 orë për të rivendosur furnizimin me ujë dhe energji elektrike për banorët e qytetit, pasi Rusia nisi të hënën një breshëri të re të sulmeve me raketa në objektet kryesore të infrastrukturës në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Klitschko paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë do të jenë ende të nevojshme, duke pasur parasysh ndikimin e sulmeve të fundit të Rusisë në infrastrukturën kritike.

Related Articles