Rikthimi i Messit i sigurt, Barcelona po i llogarit fitimet

Rikthimi i Messit i sigurt, Barcelona po i llogarit fitimet

Barcelona po kërkon të korrë fitime të mëdha financiare nga nënshkrimi i Lionel Messit.

Futbollisti argjentinas mund të rikthehet në klubin katalanas si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me PSG skadon në qershor.

Sipas gazetarit David Bernabeu, Barcelona ka llogaritur tashmë se sa fitimprurës do të jetë nënshkrimi me 35-vjeçarin.

Klubi do të marrë rreth 150 milionë euro duke tërhequr sponsorë të rinj, fitimet nga shitja e fanellave duhet të rriten me 50%.

80 milionë euro të tjera do të vijnë nga biletat e shitura. Në të njëjtën kohë, paga e Messit, siç theksohet, do të jetë vetëm 13 milionë euro në vit.

Related Articles