Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizioneve të RTK-së (RTK1, 3, 4).
Këtë vendim e morën sot bordi i RTK-së, me tetë vota për dhe asnjë kundër.
Rekomandimi për emërimin e tij, erdhi nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së.
Për më shumë ja komunikata e plotë:
”Bordi i RTK-së me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e z. Rilind Gervalla në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK1, 3, 4).
Në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK”.