Rinumërimi i deritanishëm – Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut 170, Hamzës 104, ndërsa Haradinaj i shtohen 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm – Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut 170, Hamzës 104, ndërsa Haradinaj i shtohen 24 vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve, ku deri më tani janë rinumëruar mbi 77 për qind, ose 1,987 nga 2,557 vendvotime.

Sipas rezultateve preliminare, shumë kandidatë për deputetë kanë pësuar ndryshime në numrin total të votave, duke përfshirë edhe liderët e partive politike.

Bazuar në të dhënat nga 77 për qind e votave të rinumëruara:

Albin Kurti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, ka minus 400 vota.

Bedri Hamza, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ka minus 104 vota.

Lumir Abdixhiku, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka minus 170 vota.

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka momentalisht 24 vota plus.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë të dielën se me dinamikën që po zhvillohet, rinumërimi pritet të përfundojë këtë javë.

“Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, deklaroi Elezi.

Related Articles